Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dhjetëshja më e votuar e AAK-së në Deçan (DOKUMENT)

NULL NULL
15.02.2025 23:51

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për disa ditë tashmë ka filluar numërimin e kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Klan Kosova ka siguruar listën e votave të kandidatëve për deputetë të Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës në Deçan.

Në këtë qytet në dhjetëshen e AAK-së janë Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër, i dyti vie Daut Haradinaj, më pas Bashkim Ramosaj, kryetari i tanishëm i kësaj komune, Time Kadrijaj, Arton Demhasaj, Rasim Selmanaj, Hamdi Komoni, Arif Ahmetxhekaj, Arbër Tolaj dhe Ramush Ahmetaj.

KQZ sot ka njoftuar se deri në ora 16:00 sot janë numëruar 46.19% e vendvotimeve apo 1,170 nga 2,533.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 9 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Më 15 shkurt, në orë 16:00, ka filluar procesi i numërimit edhe në QKN-në e komunës së Mamushës.  /Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme