Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dhjetëra të vdekur nga sulmi me bombë në Yemen (VIDEO)

NULL NULL
06.10.2015 10:54

Një sulm me bombë e ka goditur sot një hotel në qytetin Aden të Yemenit ku janë të vendosur anëtarë të qeverisë së rrëzuar të presidentit Rabu Mansour Hadi’s.

Të paktën dhjetëra persona janë vrarë nga sulmi mëngjesin e së martës, përfshirë ushtarë nga Shtetet e Bashkuara Arabe, zyrtarë nga Yemeni kanë konfirmuar,raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Deri tani, asnjë zyrtar i qeverisë së Yemenit nuk është konfirmuar të jetë në mesin e të vdekurve, forcat e sigurisë në Aden kanë thënë për CNN.

Kryeministri, Khaled Bahah është në mesin e zyrtarëve që janë duke qëndruar në hotelin Al Qasr në portin jugor. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ai ishte në ndërtesë në kohën e sulmit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.