Dhjetëra mijëra qytetarë në Beograd protestuan për herë të katërt kundër Vuçiqit NULL NULL 27.05.2023 22:53 27.05.2023 22:53 Qendra e Beogradit edhe sot ishte arenë e mijëra qytetarëve, por për dallim nga dje që i dolën në mbështetje presidentit serb Aleksandar Vuçiq, sot dolën për ta kundërshtuar atë. Në protestën e sotme, pjesëmarrës ishin dhjetëra mijëra persona nën sloganin “Serbia kundër dhunës”, transmeton Klankosova.tv. Kjo protestë u thirr nga opozita dhe është e katërta e këtij lloji që organizohet në Serbi, për të kundërshtuar përgjigjen e Qeverisë serbe pas dy sulmeve masive që ndodhën në fillimi të majit në këtë shtet, kur u vranë 18 persona. Për shkak të numrit të madh të protestuesve, rrethojat mbrojtëse të vendosura jashtë ndërtesës së Kuvendit serb u lëvizën, në mënyrë që protestuesit të mund të vazhdonin marshimin e tyre drejt ndërtesës së Radio Televizionit të Serbisë, dhe qëllimi i tyre ishte që ky televizion të raportojë për këtë protestë. Për dallim nga protestat e kaluara, sot transmetuesi publik i Serbisë e mbuloi manifestimin masivisht, duke i dhënë hapësirë kryesore në ueb-faqen e saj e duke e ndjekur minutë pas minute. Po ashtu, pati edhe paraqitje direkte të gazetarëve nga protesta. Protestuesit ndërkaq kanë një sërë kërkesash, përfshirë edhe shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bratisllav Gashiq, dhe drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin. Ata po ashtu po kërkojnë që të ndryshohet trupi rregullator për mediat elektronike, mbylljen e tabloideve që propagandojnë dhunë dhe shkelin rregullat, si dhe marrjen e frekuencave kombëtare të televizioneve Pink dhe Happy. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Të 27 vendet anëtare të BE-së dërguan zyrtarë në Kiev, por vetëm 23 kryediplomatë të pranishëm 16 minuta më parë
Kosova Haradinaj: Shtimi i trupave të NATO-s në Kosovë, shenjë se terrorizmi nuk kalon 16 minuta më parë