Dhjetë të vdekur nga përplasja e dy helikopterëve në Malajzi NULL NULL 23.04.2024 08:15 23.04.2024 08:15 Dhjetë persona kanë vdekur pasi dy helikopterë të marinës u përplasën gjatë provave ushtarake për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë, raporton BBC, përcjell klankosova.tv Njëri prej helikopterëve preu rotorin e tjetrit përpara se të dy të përplaseshin në tokë, tregojnë pamjet e publikuara në mediat lokale. Incidenti ndodhi në orën 09:30 me kohën lokale në Lumut, që është shtëpia e një baze marine. Nuk dihet nëse ka persona të mbijetuar.