Dhjetë shtetet që pijnë më së shumti alkool NULL NULL 03.04.2017 21:58 03.04.2017 21:58 Sipas një liste të publikuar nga The Independent, vendi ku konsumohet më së shumti alkooli është Lituania, përcjellë Klan Kosova. Ndërsa, Gjermania e njohur për festivalet si Oktoberfest, radhitet e nënta në këtë listë. Është e çuditshme që në këtë listë nuk hyn Britania e Madhe duke e ditur se sa shumë konsumohet alkooli në këtë vend. Befasi tjetër është edhe radhitja e vendeve të vogla si Luksemburgu e Estonia në këtë listë. Këto pra janë dhjetë vendet që pijnë më shumë alkool: 10.Polonia 9.Gjermania 8.Luksemburgu 7.Franca 6.Hungaria 5.Rusia 4.Republika Çeke 3.Estonia 2.Austria 1.Lituania