Dhjetë palestinezë u vranë ndërsa forcat izraelite nisën një operacion të madh në Jenin NULL NULL 22.01.2025 10:43 22.01.2025 10:43 Të paktën 10 palestinezë janë vrarë dhe rreth 40 janë plagosur nga forcat izraelite gjatë një operacioni të madh në zonën e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar, thotë Ministria palestineze e Shëndetësisë. Mediat palestineze raportuan se të martën pati disa sulme ajrore pasi një numër i madh trupash hynë në qytet dhe kampin e tij të refugjatëve, të mbështetur nga drone, helikopterë dhe buldozerë të blinduar. Kryeministri izraelit tha se filloi një operacion “të gjerë dhe domethënës” për të “mposhtur terrorizmin” në Jenin, që prej kohësh shihet si një bastion i grupeve të armatosura palestineze. Ai vjen tre ditë pas fillimit të një armëpushimi në Gaza dhe nxjerr në pah kërcënimin për më shumë dhunë në Bregun Perëndimor, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.