Dhëndri harron nusen dhe feston golin e De Bruyne kundër Interit në ceremoninë e martesës NULL NULL 26.10.2025 16:32 26.10.2025 16:32 Një video po qarkullon në rrjete sociale, ku një burrë gjatë momentit të prerjes së tortës në dasmën e tij, nuk arriti të fshehte entuziazmin për një gol të shënuar nga De Bruyne në ndeshjen kundër Interit. Derisa po falënderonte të pranishmit për urimet, në sfond u shfaq goli në ekranin e televizorit dhe ishte pikërisht ai momenti kur dhëndri reagoi menjëherë me festë, duke treguar qartë se futbolli mbetet një prioritet i padiskutueshëm, madje edhe në ditën më të rëndësishme të jetës së tij. Reagimi i tij i sinqertë nuk i shpëtoi as bashkëshortes, e cila në ato momente zgjodhi thjesht të buzëqeshte. View this post on Instagram A post shared by Rompipallone.it (@rompipallone.it)