Dhe ja “bomba”, Fabregasi ose De Zerbi te Interi NULL NULL 03.06.2025 17:35 03.06.2025 17:35 Cesc Fabregas dhe Roberto De Zerbi janë dy kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Interit, shkruan gazetari Fabrizio Romano. Bisedimet pritet të nisin që sot, ndërsa klubit i janë ofruar edhe emra të tjerë. Megjithatë, drejtuesit e Zikaltërve janë të fokusuar te trajneri i Comos dhe ai i Olimpique Marseille. Sot u kuptua edhe që trajneri Simone Inzaghi do të largohet nga finalisiti i Ligës së Kampionëve në drejtim të Al-Hilalit.