“Devijimet janë esenciale”, “Bektashizmi nuk është jashtë Islamit”, thonë hoxha dhe zyrtari i Kryegjyshatës (VIDEO) NULL NULL 04.04.2025 14:33 04.04.2025 14:33 Qabeja në Mekë - Arabi Saudite Bektashizmi është një udhë mistike brenda Islamit. Por për këtë udhë dhe të tjerat që ka edhe 7 në Kosovë ka disa kontestime që bëhen nga disa hoxhallarë. Një i tillë është Bahri Sejdiu, imam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Ai thotë se “devijimet janë esenciale” tek bektashinjtë. “Pretendojnë që janë myslimanë dhe kur në parimet kryesore besojnë në atë që besojnë myslimanët dhe ne nuk mund të themi që nuk janë, por shumicën e rasteve i shohim që anojnë kah alevitë dhe shiiat, në shumicën e vendeve të bektashive. Pa marrë parasysh bazën e tyre prapëseprapë mund të themi që sektet dhe lëvizjet për mendimin tim dhe të shumë dijetarëve myslimanë nuk janë të nevojshme sepse ngjallin kundërshtime, konflikte dhe ndarje në mesin e umetit mysliman”, thotë Sejdiu për emisionin MAT në Klan Kosova. Por, Arben Sulejmani, zyrtar I Kryegjyshatës Botërore e quan këtë cilësim si hipokrizi. “Bektashizmi nuk është jashtë Islamit. Bektashizmi është pjesë shumë e rëndësishme e Islamit, për shkak se të thuash se palca nuk është pjesë e trupit të njeriut, është padituri për trupin e njeriut. Do të ishte e njëjtë si një mjek I përgjithshëm të thotë për një oftalmolog se nuk është pjesë e mjekësisë”, shprehet Sulejmani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku: VV po flet vetëm për numra, harron numrat që ndiejnë qytetarët në fund të faturës së energjisë elektrike 10/04/2025