Deva: Nëse ambasadori Rohde kërkon falje, unë e tërheq padinë nga Gjykata e Berlinit NULL NULL 10.05.2023 09:57 10.05.2023 09:57 Valdet Deva ka thënë se ka pranuar konfirmimin zyrtar nga Gjykata e Berlinit rreth padisë së tij ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, për shpifje ndaj figurës së Xhafer Devës. Sipas tij, ky konfirmim është një fitore e madhe për familjen Deva, njofton Klan Kosova. “Tani Ambasadori Rohde duhet të paraqesë faktet mbi të cilat u deklarua duke shpifur rëndë mbi figurën e Xhafer Devës”. “Dua të ritheksoj se popullin gjerman e kemi pasur dhe do t’i kemi miq përgjithmonë, prandaj për herë të fundit i bej thirrje z.Rohde, t’i kërkojë falje publike familjes Deva për deklaratat e pamatura dhe të pabaza ndaj figurës së Xhafer Devës. Në rast se z.Rohde kërkon falje, unë e tërheq padinë dhe këtë e them këtu publikisht”. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv