Detaje të reja nga bastisja në Zveçan e Zubin Potok ku u arrestuan shtatë persona (VIDEO) NULL NULL 20.10.2025 07:48 20.10.2025 07:48 Foto ilustruese Të dielën shtatë persona u arrestuan për shkak të bastisjeve në komunën e Zubin Potokut dhe në Zveçan, në kuadër të një hetimi lidhur me vrasjen e zyrtarit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë ( EULEX ) A.S., me qëllim të verifikimit të informatave dhe identifikimit të mundshëm të provave relevante. Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku thotë se tre nga të arrestuarit u cilësuan si të dyshuar, derisa katër të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, gjatë zbatimit të urdhrit për bastisje, si një hap i rëndësishëm procedural në kuadër të një hetimi që është ende në zhvillim, janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale sikurse: dy armë, municion, veshje me përmbajtje nacionaliste, dylbi, dokumente, pajisje elektronike të ndryshme, uniformë e Policisë së Kosovës, dhe prova të tjera. Ndryshe, sipas Boshnjakut, një person i dyshuar është arratisur dhe është ende në kërkim.