Detaje të reja nga aksidenti në Skënderaj: Viktima ishte 74 vjeç nga Prekazi (VIDEO) NULL NULL 17.03.2026 23:19 17.03.2026 23:19 Gazetarja Vesa Hoda ka raportuar për “Edicionin Special” se një këmbësor 74-vjeçar nga Prekazi ka humbur jetën në një aksident në rrugën “Azem Bejta” në Skënderaj. Në një lidhje direkte, Hoda dha detaje të reja për ngjarjen. Ndryshe, Policia e Kosovës konfirmoi ngjarjen, duke bërë të ditur se viktima u godit nga një veturë ndërsa po tërhiqej nga vendi i ngjarjes. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se aksidenti përfshiu një veturë dhe këmbësorin, ndërsa për pasojë i moshuari humbi jetën në vend. /Klankosova.tv