Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Detaje për vandalizimin e tabelave në veri, Elshani tregon se së pari u ndaluan katër persona në gjendje të dehur

NULL NULL
17.03.2024 10:37
policia e kosoves
Foto ilustruese: Policia e Kosovës

Një shtetas serb është arrestuar në Leposaviq pasi dëmtoi shenjat e trafikut.

Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, lidhur me rastin është arrestuar një shtetas i Serbisë nën dyshimet se i njëjti i ka dëmtuar dy shenja të trafikut.

I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”.

Rreth të njëjtit rast, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani konfirmoi për Klankosova.tv se fillimisht ishin ndaluar katër persona, në mesin e të cilëve edhe kundërvajtësi.

Ai tha se katër personat  ishin në gjendje të dehur.

“Katër persona i kemi ndaluar fillimisht, që të gjithë të dehur. Në fund dy personave iu kanë shqiptuar tiketa për dehje në vend publik, një i dyshimtë për vandalizëm (kundërvajtje) dhe një ka mbetur dëshmitar”, tha Elshani.

Dëmtoi shenjat e trafikut, arrestohet serbi në Leposaviq

lajme të ngjashme