Detaje nga vrasja e polici në uniformë në Fier (VIDEO) NULL NULL 14.05.2024 14:29 14.05.2024 14:29 Emisioni "Kosova Today" Një efektiv policie i forcave “Shqiponja”, 28-vjeçar, ka mbetur i vrarë në Fier. Bëhet e ditur se ai është vrarë me plumb në kokë, ndërkaq i dyshuari është shpallur në kërkim, me ç’rast policia ka vënë një shpërblim prej 30 mijë eurosh për kapjen e tij. Në lidhje me këtë në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova kanë folur gazetari Merin Maçi, i cili tha se kjo ishte një nga ngjarjet më të rënda kriminale të regjistruara në vitet e fundit. Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa i cili tha se vrasja e efektivit nuk duhet të lidhet si një goditje ndaj shtetit dhe u shpreh se duhet të merret si një qenie sociale. Për të dëgjuar diskutimin e plotë dhe detajet në lidhje me këtë çështje, klikoni në videon e mëposhtme: