Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Detaje nga takimi Kurti-Limaj: “S’u fol hiç për kryeparlamentarin, pritet një takim tjetër final”

NULL NULL
19.07.2025 17:16

Para më shumë se gjysmë ore ka përfunduar takimi mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj, takim ky që zgjati mbi dy orë.

Burimet e Klan Kosovës kanë thënë se mund të ketë edhe një takim tjetër mes Kurtit dhe Limajt dhe nëse i njëjti ndodhë, atëherë do të jetë finalizues për arritjen e një marrëveshjeje për zgjidhjen e ngërçit.

Po ashtu, të njëjtat burime kanë bërë me dije se temë kryesore e takimit mbi dy orësh ishte gjetja e një marrëveshje për konstituimin e kuvendit, ndërsa fare s’ka qenë në diskutim pozita e kryeparlamentarit.

lajme të ngjashme