Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Detaje nga projekti “Kosova, shtet i xhudos” (VIDEO)

NULL NULL
30.09.2022 18:09

“Kosova, shtet i xhudos” është një projekt që sot ka nisur të përjetësohet në Kosovë, një projekt që është miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Për këtë janë ndarë 12 milionë euro për një kornizë strategjike, që do të vlejë për pesë vjet, ku do të përfshihen shumë kapacitete për promovimin e xhudos dhe jo vetëm, por edhe të Kosovës.

Të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka, medalistet e arta, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, kryetari i Komitetit Olimpik, Ismet Krasniqi, dhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.

Projekti është përfshirë në gjashtë pika, kryesorja është infrastruktura e zgjeruar, pra do të zhvillohen dhe do të ndërtohen kapacitete të reja, salla të reja, jo vetëm në qytetin e Pejës, por edhe në qytetet tjera të Kosovës. Fuqizimi i kapaciteteve trajnuese do të ketë edhe një shkollë të veçantë për trajnerë, për masivizimin e xhudos, që është njëra prej pikave më të rëndësishme.

 

lajme të ngjashme