Detaje nga ceremonia e betimit të Presidentit të ri të Shqipërisë NULL NULL 24.07.2022 17:54 24.07.2022 17:54 Ditën e sotme Bajram Begaj do të marrë zyrtarisht detyrën si Presidenti i ri i Shqipërisë. Në orën 18:00 pritet të nisë ceremonia zyrtare e betimit të presidentit të ri shqiptar, i zgjedhur më 4 qershor me 78 vota, transmeton Klankosova.tv. Seanca do nisë nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndërsa për 5 vitet në vijim, Begaj do të jetë Presidenti i ri i vendit, i cili pason presidentin në detyrë Ilir Meta. Siç shkruan Lapsi,al, ceremonia e betimit do të bëhet në një seancë të posaçme në Kuvendin e Shqipërisë, për t’u zhvendosur më pas në ambientet e Presidencës, ku pritet që Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, t’i dorëzojë atij në mënyrë simbolike Kushtetutën. Më pas presidenti në detyrë Ilir Meta do të largohet nga Presidenca për të hyrë Bajram Begaj si kreu i ri i shtetit. Në ceremoni do të jenë të ftuar deputetët, si dhe trupi diplomatik.