Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Detaje nga bojkoti mediatik i konferencës së Muratit dhe Nagavcit (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 25.01.2023 20:21

Ekipet e mediave të mërkurën bojkotuan konferencën e qeverisë, e cila ishte thirrur nga vet ekzekutivi, pas përfundimit të mbledhjes qeveritare.

Ky veprim erdhi ngase gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët pritën për më shumë se 40 minuta për daljen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe atë të Financave, Hekuran Murati.

Ani se në sy të ministrave të cilët u vonuan, zëdhënësi i Zyrës së Kryeministrit, Përparim Kryeziu, kërkoi nga mediat që të vazhdojnë me përcjelljen e konferencës për shkak të rëndësisë, me premtimin se ajo që ndodhi sot nuk do të përsëritet në të ardhmen.

Përkundër tentativave, qeveria nuk arriti t’i bind mediat që të rikthehen, edhe pse Kryeziu nuk e mohoi vonesën me arsyetimin se kjo ndodhi për shkak të një takimi të brendshëm të kabinetit.

Kreu i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, i përgëzon gazetarët për guximin lidhur me veprimin.

Derisa deklarimin e zëdhënësit se mediat nuk e kanë pasur gjatë të mërkurës interesin publik, Rexha e hedhë poshtë duke thënë se sjellja jokorrekte e qeverisë e ka sjellë bojkotimin.

 

lajme të ngjashme