Detaje nga aksidenti ku humbën jetën tre persona (VIDEO) NULL NULL 16.11.2018 23:15 16.11.2018 23:15 Tre persona humbën jetën e katër të tjerë janë plagosur në një aksident që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Gjilan. Dy persona vdiqen në vend, ndërkaq i treti ndërroi jetë në Qendrën Emergjente në Prishtinë, derisa katër të lënduarit po trajtohen në QKUK, njofton Klan Kosova. Në mesin e të lënduarve, është edhe ambasadorja turke në Kosovë, Kivicilim Kilic. Policia nuk dha detaje për aksidentin, pos që konfirmoi rastin. Kronikë nga gazetari Agan Hajdarhoxha