Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Detaje ekskluzive, Era Istrefi feston publikimin e këngës së re bashkë me Ledrin dhe Xhensilën (VIDEO)

NULL NULL
18.10.2025 23:07

Mirësevini në prapaskenat e “Ama do love” dhe “Hajde” nga Era Istrefi.

Këto dy projekte në një tashmë i keni mundësi t’i dëgjoni në YouTube, ndërsa Prive Klan Kosova është siguruar që t’ju sjellë detaje nga prapaskenat e një materiali kaq unik.

Dhjetëra persona bashkë kontribuan që Era Istrefi me këto dy këngë t’i prezantojë në publik në mënyrë perfekte. Jo sepse s’është e tillë, por sepse duhen personat dhe angazhimi i duhur për ta nxjerrë 100% artisten.

Ky ekip i madh nis me Kacin, që u kujdes për flokët e Erës, dhe me Arber Bytyqin, i cili detajoi grimin. Në xhirime është rëndom kështu, shumë njerëz që shtyhen në mënyrë të moderuar me kreativitet. Skena të improvizuara, pak pluhur, e shumë energji.

“Ama do love” është një këngë ritmike, që sjell shumë nga Era e viteve më parë. Klipi është i menduar asisoj që sjell edhe prapaskenat e xhirimeve. Padyshim që në qendër të vëmendjes është ylli i dashur, Era Istrefi. Përgatitja, veshjet, komunikimi me ekipin, dhe në fund këngëtarja që punën e saj e bën në mënyrën më të mirë të mundshme, pra performancën artistike.

Rreth 90% e klipit është xhiruar me handycam dhe kamera analoge me kasetë. Era, bashkë me drejtorin kreativ Genc Mehmetaj, e kanë menduar në atë mënyrë që klipi të përçojë ndjenja autentike dhe spontane. Plus që, sipas ekipit të ngushtë të këngëtares, Era është fiksuar aktualisht pas frymës më “vintage”. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme