Dështon të zgjidhet rektori i ri i Universitetit të Gjakovës NULL NULL 16.08.2023 16:43 16.08.2023 16:43 Ka dështuar të zgjidhet rektori i ri i Universiteti të Gjakovës “Fehmi Agani”. Kjo pasi asnjë nga kandidatët nuk i ka arritur votat e mjaftueshme, raporton gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi. Konkursi do të rihapet, transmeton Klankosova.tv. Kandidatët që ishin në garë për ta marrë drejtimin e Universitetit të Gjakovës janë: Drilon Bunjaku, Haxhi Kamberi, Kimete Canaj dhe Rifat Morina.