Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dështon seanca në GJKKO për inceneratorin e Elbasanit, shkak mungesa e avokatëve

NULL NULL
30.03.2023 10:30
gjykata e posaçme shqiperi
gjykata e posaçme shqiperi

Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për inceneratorin e Elbasanit ka dështuar në themel.

Shkak u bë mungesa e dy avokatëve, përkatësisht i Etleva Kondit, e cila ishte e pranishme, por kërkoi të ishte i pranishëm avokati që ndodhej jashtë Shqipërisë dhe avokati i kompanisë “Albtek Energi shpk”.

Prokuroria përfaqësohej nga Klodian Braho që ka qenë edhe pjesë e seancës paraprake.

Në themel me autorizim të kryeprokurorit të SPAK Altin Dumanit, i është bashkuar përfaqësimit të akuzës edhe Arben Kraja. Seanca e radhës u caktua me 7 prill, në orën 14:30, ndërkohë që pas kësaj date, procesi do të zhvillohet çdo të enjte në orën 09:30./abcnews.al

lajme të ngjashme