Dështon mbledhja e Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të KPM-së NULL NULL 17.04.2026 09:35 17.04.2026 09:35 Ka dështuar mbledhja e Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të KPM-së. Kjo për shkak të mungesës së kuorumit. Gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri, bëri me dije se në mbledhje munguan disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërkaq, deputetet e PDK-së, Ariana Musliu dhe Ganimete Musliu kanë lëshuar sallën. Në këtë mënyrë, u pamundësua mbajtja e mbledhjes. U bë e ditur se mund të ftohet një takim gjatë ditës. 30 kandidatë kanë aplikuar për t’u përzgjedhur si anëtarë të KPM-së. 3 duhet të jenë nga komuniteti shqiptar dhe dy nga ai multietnik. Këta më pas duhet t’i emërojë Kuvendi.