Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dëshmitari rrëfen ngjarjen e Kavajës: Një nga viktimat ishte me fëmijën e vogël

NULL NULL
30.03.2023 08:24
qytetari shqiperi
qytetari shqiperi

Një banor i zonës ka rrëfyer për mediat momentin kur dy viktimat e djeshme të Kavajës nisën të debatonin me njëri-tjetrin.

Ai tha se Altin Rexha kur ndodhi ngjarja ishte me një fëmijë të vogël në dorë. Qytetari tregon se Rexha me Gosën po debatonin dhe më pas dëgjoi krisma.

Ndërkohë, ai shtoi se të dy këta shtetas janë konfliktuar edhe më herët për motive banale.

“Probleme nuk kanë pasur, sherr koti, pse hap sytë. S’kanë arritur ta mbyllin. Ai ishte me fëmijën përdore, ai malësori, janë të ardhur. Ishin duke folur, i pashë, pa ikur unë dëgjoj krisma, ky tjetri me thikë, një u shtri aty një këtej. Kavajasi pati thikë, e vrau me thikë, ai me pistoletë. E kishte me vete se kishin pasur konflikt edhe më herët. Ky kavajasi ishte shumë i fuqishëm, e mbyti”, tregoi ai. /a2news

lajme të ngjashme