Dëshmi, tension dhe akuza në javën e parë të gjyqit historik mes Musk dhe Altman NULL NULL 04.05.2026 11:30 04.05.2026 11:30 Beteja ligjore me shumë peshë mes Elon Musk dhe Sam Altman po hyn në javën e dytë në gjykatë, në një proces që po tërheq vëmendje të madhe publike. Gazetarja Katherine Li, e cila po ndjek nga afër seancat, ka përshkruar një atmosferë të ngarkuar jashtë dhe brenda gjykatës, ku interesi për të qenë i pranishëm në sallë është jashtëzakonisht i lartë. Sipas saj, në radhët e gjata para gjykatës janë parë njerëz nga fusha të ndryshme, përfshirë studiues dhe drejtues organizatash, raporton Business Insider, tranmseton Klankosova.tv Seancat drejtohen nga gjyqtarja Yvonne Gonzalez Rogers, e cila njihet për disiplinën e saj të rreptë. Një nga elementët më të papritura të javës së parë ka qenë prania personale e dy figurave kryesore. Altman u paraqit që në fazën e përzgjedhjes së jurisë, ndërsa Musk u shfaq si dëshmitar që në ditën e parë, duke treguar rëndësinë që të dy i japin këtij procesi. Sipas raportimeve, shumë anëtarë të jurisë kanë shprehur qëndrime kritike ndaj Musk dhe teknologjisë së inteligjencës artificiale. Në javën e dytë pritet që të dëshmojë edhe Greg Brockman, një nga bashkëthemeluesit e hershëm të OpenAI, i cili konsiderohet dëshmitar kyç për shkak të shënimeve të tij nga periudha para largimit të Musk nga kompania në vitin 2018. Nuk është ende e qartë nëse Sam Altman do të marrë sërish fjalën në bankën e dëshmitarëve, por ai ka qenë i pranishëm çdo ditë të javës së parë. Përplasje Musk–Altman vazhdon në gjykatë: interes i madh dhe dëshmi kyçe në javën e dytë Në gjyq pritet të dëshmojnë edhe emra të tjerë të mëdhenj të teknologjisë, e mes tyre edhe shqiptarja Mira Murati, ish-drejtoreshë e Teknologjisë e OpenAI. Në dokumentin me listën e dëshmitarëve, të lëshuar nga Gjykata e Distriktit Verior të Kalifornisë, thuhet se Murati do të dëshmojë lidhur me aktivitetet fitimprurëse të OpenAI dhe marrëdhënien e me Microsoft, raporton Klankosova.tv Te pjesa mbi përmbajtjen thelbësore të dëshmisë thuhet se Murati, në cilësinë e ish-zyrtares do të dëshmojë për strukturën dhe funksionimin korporativ të OpenAI, përfshirë vendimin për të filluar komercializimin e modeleve të saj. Ajo gjithashtu do të japë dëshmi për bashkëpunimin ndërmjet OpenAI dhe Microsoft, si dhe për mungesën e dijenisë nga ana e Microsoft lidhur me detyrimet e pretenduara ndaj Musk dhe çdo shkelje të mundshme të këtyre detyrimeve, raporton Klankosova.tv Për më tepër, Murati do të deklarohet edhe mbi mbështetjen e Microsoft ndaj OpenAI gjatë shkarkimit të Altman në nëntor 2023 dhe riemërimit të pasuesit të tij. /Klankosova.tv Përplasja e titanëve të teknologjisë për OpenAI: Çfarë pritet të zbulojë Mira Murati në gjykatë?