Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dermatologja Kusari: Kush ka lëkurë normale është me fat (VIDEO)

NULL NULL
19.03.2022 10:22

Dermatologja, Nexhmije Kusari, vlerëson se me fillimin e stinës së pranverës edhe kujdesi ndaj lëkurës duhet të rritet.

Ajo e ftuar në emisionin “Familja Ime” në Klan Kosova, ka folur edhe për tipet e lëkurës teksa tregon se cilët njerëz janë me fat për lëkurën që kanë.

“Tipet e lëkurës janë katër, por, lëkura normale është më e mira, janë me fat ata që kanë këtë tip”.

“Personat që kanë lëkurë të thatë duhet vazhdimisht ta hidratojnë lëkurën dhe të përdorin krema adekuate”.

“Lëkurë të përzier kanë ata persona të cilët pjesën e hundës, ballit dhe mjekrës e kanë më të yndyrshme, ndërsa pjesët tjera të fytyrës qëndrojnë të thata, ndërsa tipi i lëkurës së thatë paraqet probleme në periudha të ndryshme, varësisht gjenetike apo prej mënyrës së jetesës”, u shpreh Kusari.

lajme të ngjashme