Derbi i madh i Madridit, Reali mysafir te Atletico pa Mbappen NULL NULL 29.09.2024 20:27 29.09.2024 20:27 Real Madrid, Mbappe, Vinicius Jr, Rodrygo Sonte luhet derbi i madh i Madridit. Në “Metropolitano”, Atletico është nikoqir i Realit. Në këtë lojë tejet të rëndësishme për “mbretërit”, nuk do të jetë në dispozicion Kylian Mbappe, për shkak të një lëndimi në gju. Me fitore, “Los Blancos” do t’i afroheshin vendit të parë, kurse skuadra e Diego Simeones, në rast se fiton do ta zinte vendin e dytë. Ndeshja nis prej orës 21:00. Formacionet zyrtare: ATLETICO: Oblak; Le Normand, Giménez, Reinildo; Molina, Gallagher, De Paul, Marcos Llorente; Sorloth, Griezmann, Julián Álvarez REAL MADRID: Courtois; Carvajal, Rüdiger, Militao, Mendy; Tchouaméni, Modric, Fede Valverde; Bellingham; Vinicius, Rodrygo