Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Derbi i javës së parë s’prodhon fitues, Llapin e shpëton Januzi

NULL NULL
10.08.2024 19:12
Llapi, Gjilani, Albi Mall Superliga

Me nga një gol të shënuar, Llapi dhe Gjilani i ndanë pikët në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Pjesa e parë u mbyll me porta të pa prekura, kurse në dytën pas vetëm 5 minutave, Oltion Bilalli krijoi avantazhin për mysafirët, njofton Klankosova.tv.

Kur dukej që “Skifterat” po marrin 3 pikë si msyafirë, në skenë doli Ahmet Januzi, i cili vetëm 120 sekonda para përfundimit të kohës së rregullt, e barazoi rezultatin, që në fund doli të jetë edhe epilogu përfundimtar i takimit.

Në javën e ardhshme, Gjilani është nikoqir i kampionit aktual, Ballkanit nga Suhareka, kurse llapjanët udhëtojnë në Drenas, për t’u përballur me Feronikelin’74.

lajme të ngjashme