Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Derbi i javës Llapi – Drita, direkt në kanalin Sport 1 të Art Motion

NULL NULL
15.09.2024 12:17
Derbi i javës Llapi - Drita
Derbi i javës Llapi - Drita

Dy skuadra pretendente për titullin e kampionit, matin forcat sot në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Llapi që nuk e ka nisur aq mirë kampionatin, e pret në Podujevë Dritën e Gjilanit, ekip ky që e luan vetëm ndeshjen e dytë këtë edicion, pasi tri duele të tyre janë shtyer si shkak i angazhimit në eliminatoret e Ligës së Konferencës në Evropë, njofton Klankosova.tv.

Llapi e mbylli edicionin e kaluar të Superligës si nënkampion, mbi “Intelektualët” në renditjen tabelare, por Drita i fitoi tri duelet direkte.

“Legjendat” nuk e kanë kundërshtar të “preferuar” klubin nga Anamorava, pasi nga katër ballafaqimet e fundit, kanë shënuar vetëm një gol në fitoren 1-0 në Gjilan, kurse pësuan pesë herë në tri ndeshjet tjera, ku Drita mori maksimumin e pikëve.

Njëjtë ndodhi edhe në edicionin 2022/23, ku tri herë fituan gjilanasit e vetëm një herë llapjanët, raporton Klankosova.tv.

Llapi – Drita fillon në orën 15:00 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës gjigante, Art Motion.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.