Deputetja e VV-së thotë se “topi” është te LDK-ja: Të përgjigjet me refuzim apo qasje të re NULL NULL 05.05.2025 12:17 05.05.2025 12:17 Foto: Arkiv Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, e ka komentuar letrën që kryetari i VV-së, Albin Kurti ia dërgoi kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke i kërkuar koalicion. “Tani është radha e LDK-së të përgjigjet me refuzim klasik apo me një qasje të re ndaj dialogut dhe bashkëpunimit!”, shkroi ajo në Facebook transmeton Klankosova.tv. Kurti i kërkoi koalicion Abdixhikut, i cili ka refuzuar tashmë dy ftesa për takim. Në anën tjetër, LDK-ja disa here është deklaruar kundër mundësisë së bashkëqeverisjes me LVV-në. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 18/06/2025
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 18/06/2025