Deputeti i Vetëvendosjes kërkon dorëheqjen e Qeverisë Hoti dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja NULL NULL 01.08.2020 17:32 01.08.2020 17:32 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Gazmend Gjyshinca, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Hoti. Ai tha se kjo qeveri çdo ditë po thellohet në dështim. Gjyshinca ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja. “DORËHEQJE! Çdo ditë që kalon po thelloheni më shumë në dështim. Bëni mirë vetës e qytetarëve, hapni rrugë zgjedhjeve të reja për institucione me legjitimitet demokratik”. Zgjedhje të reja ka kërkuar edhe bashkëpartiakja e tij Albulena Haxhiu. Ajo tha se kryeministri Hoti dhe koordinatori shtetëror Skender Hyseni nuk kanë legjitimitet të përfaqësojnë Kosovën në dialog. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025