Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deputeti Alimadhi me koronavirus, reagon Edi Rama

NULL NULL
27.03.2020 15:33

Kryeministri shqiptar Edi Rama reagoi pasi deputeti Adriatik Alimadhi njoftoi që ai kishte rezultuar pozitiv me koronavirus së bashku me bashkëshorten e tij.

Në postimin e tij në Facebook, Alimadhi shkruante se nuk kishte marrë shërbimin e duhur, ndërsa i bënte thirrje Ramës t’u thoshte të vërtetën shqiptarëve.

Rama i uroi shëndet Alimadhit, ndërsa shkruan se e mirëkupton për fjalët e tepërta.

“I uroj shëndet e shërim të shpejtë zotit Alimadhi dhe i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët”, ka shkruar ai./A2 CNN

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.