Deputetët francezë debatojnë për votat e mosbesimit që mund të rrëzojnë kryeministrin Lecornu NULL NULL 16.10.2025 11:00 16.10.2025 11:00 Kryeministri francez Sébastien Lecornu përballet sot me dy votëbesime në Asamblenë Kombëtare franceze. Lecornu, i cili e mori detyrën vetëm në shtator, dha dorëheqjen në fillim të këtij muaji, përpara se të riemërohej, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Qeveria e tij tani është përsëri në rrezik, por Lecornu shpreson që plani i tij për të pezulluar reformat e pensioneve të Presidentit Emmanuel Macron për vitin 2023 mund të shmangë humbjen. Partitë opozitare në të djathtën dhe të majtën ekstreme kanë kërkuar votëbesim ndaj qeverisë. Marine Le Pen e Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë thotë se “kjo nuk është një krizë politike, është një krizë politikanësh”.