Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Depardieu: “Kusturica është i tmerrshëm”

NULL NULL
12.09.2016 16:53
79185006FO008_Asterix_at_th

Aktori i famshëm francez Gerard Depardieu e ka bërë “për pesë pare” regjisorin serb Emir Kusturica në një intervistë dhënë gazetës italiane La Republicca (versioni origjinal), gjatë festivalit të filmit në Venecie.

Depardieu

“Kusturica është një personazh i rrejshëm”.

“Ai është i tëri një fiksion, personazh i konstruktuar”.

“Dëshiron të jetë cigan i vërtetë, por s’është i atillë – ai është fëmijë i prindërve borgjezë, e jo artist nga populli, siç synon të paraqitet”.

“Bile, as serb nuk është. Të gjithë serbët e urrejnë”.

“Kusturica është person i tmerrshëm, një farsë e plotë”.

Sa i përket bashkëpunimit të Monica Belluccit me Emir Kusturicën në filmin e tij të ri, “Në udhën qumështore” (“Na mliječnom putu”), Depardieu ka thënë se ky është një veprim i saj absurd, njofton Klan Kosova.

Bellucci

“E njoh mirë Monican, ajo është grua shumë inteligjente, e bukur në kuptim të plotë të fjalës, me sensualitet të pabesueshëm. Nuk mund ta kuptoj si ka mundur të angazhohet në filmin e një tipi të tillë”.

“Kusturica nuk ka thelb, nuk ka asgjë, ka vetëm rrena. Nuk dua të flas më për të”.

Filmi “Na mliječnom putu” ishte në garë për “Luanin e Artë” në Venecie, por nuk e fitoi asnjë çmim.

Fitues ishte filmi filipinas ’The Woman Who Left’’,  i regjisorit Lav Diaz.

lajme të ngjashme