Denveri e fiton dramën kundër Portlandit (VIDEO) NULL NULL 09.12.2022 08:48 09.12.2022 08:48 Denver Nuggets e ka fituar përballjen kundër Portland Trail Blazersit, 120-121 në kuadër të NBA-së. 40 pikët dhe 12 asistimet e Damian Lillardit për vendësit nuk mjaftuan për triumfin e tyre. Ndërkaq, Nikola Jokiqi te Nuggetsat ishte afër dyshifrorit të trefishtë, pasi pati 33 pikë, 10 kërcime dhe nëntë asistime. Kështu Denveri i arrin 15 fitore, ndërsa Portlandit i shkaktohet humbja e dymbëdhjetë këtë stinor.