Dënohet Zekerija Qazimi me 10 vjet burg për terrorizëm NULL NULL 20.05.2016 15:48 20.05.2016 15:48 Gjykatës Themelore e Ferizajt e ka dënuar imamin Zekirija Qazimin me 10 vjet burg për rekrutimin e të rinjve në organizatat terroriste që luftojnë në Lindjen e Mesme, njofton Klan Kosova. Ai akuzohej për dy vepra penale rekrutim për terrorizëm dhe nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik. Qazimi , që ishte imam në xhaminë “El Kuddus” në Gjilan ka ligjërata edhe në kanalin Youtube në internet ku mund të dëgjohet në ligjërimet e tij. Ai në njërin nga to thotë se “pija më e mirë për myslimanin është gjaku i jobesimtarit”. Gjithsesi, avokati i Qazimit, Murat Kallaba, ka thënë se do ta apelojë vendimin në afatin e paraparë dhe e ka cilësuar dënimin si shumë të rëndë. Bashkë me Qazimin janë dënuar edhe gjashtë persona të tjerë ku gjithsejtë kanë marrë 42 vite burgim. 42 vjet burgim për shtatë të akuzuarit për terrorizëm klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 18/06/2025
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 18/06/2025