Dënohet me burg nëna britanike, e fshehu fëmijën në dollap për tre vjet NULL NULL 27.11.2024 14:46 27.11.2024 14:46 Një grua është burgosur për shtatë vjet e gjysmë në Angli sepse e mbante vajzën e saj të mitur në këtë sirtar nën shtratin e saj. Fëmija u zbulua disa javë para ditëlindjes së saj të tretë. Cheshire Constabulary/PA Wire Një nënë britanike është dënuar me burg, pasi e njëjta fshehu vajzën e saj në një dollap për tre vjet, për ta mbajtur të fshehtë nga partneri dhe fëmijët e tjerë. Vajza, për të cilën prokurorët thanë se “nuk kishte parë kurrë dritën e ditës apo ajërin e pastër”, u zbulua vetëm kur një vizitor në shtëpinë e tyre e dëgjoi atë duke qarë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Nëna e vajzës, e cila pranoi katër akuza për mizori ndaj fëmijëve në një seancë të mëparshme, u dënua në Gjykatën Chester Crown. Gjykata tha se nëna fshehu vajzën duke e lënë atë në dollapin e krevatit të saj. Tutje, u tha se fëmija nuk iu përgjigj emrit të saj kur u gjet, sepse ishte lënë vetëm për periudha të gjata dhe pa ushqim të mjaftueshëm.