Dënimi i Dodikut, Vuçiqi mbledh urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare NULL NULL 26.02.2025 15:25 26.02.2025 15:25 Në Serbi për sot është caktuar një seancë urgjente e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Seanca është caktuar për në ora 17:00 me propozim të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili do ta drejtojë atë. Kjo seancë vjen në ditën kur presidenti i Republikës Sërpska u dënua me një vit burgim për për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt. Përpos kësaj, Dodikut i është ndaluar ushtrimi i detyrës politike për gjashtë vjet, transmeton Klankosova.tv