Demokratët në protestë sulmojnë gazetaren e Euronews Albania NULL NULL 16.05.2025 21:34 16.05.2025 21:34 Gjatë protestës së thirrur nga Partia Demokratike në Shqipëri është sulmuar nga protestuesit gazetarja e Euroneës, Sara Demushi. Sipas Euronews, i pari ishte deputeti demokrat Edi Paloka i cili i kërkoi gazetares Sara Demushi të mos e intervistojë, e madje i kërkoi asaj largimin e kamerës. Pas tij në mënyrë të ngjashme reagoi edhe Aldo Bumçi i cili u shpreh se nuk u pyet nëse donte të fliste për Euronews Albania, ndaj nuk pranoi të fliste. Pas reagimeve të tyre, situata u tensionua dhe disa pjesëmarrës në protestë tentuan të mbulonin pamjen e kamerës së Euronews Albania, e madje kanë ofenduar gazetaren e cila u është afruar për të kuptuar e për të bërë mediatike shqetësimet e tyre.