Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dëmet që sjell përdorimi i paktë i kripës

NULL NULL
30.05.2016 10:30

Kujdes i madh me kripën në tavolinë, qoftë nëse e përdorni shumë, edhe nëse e përdorni pak. Është kjo ajo që thuhet në një studim të publikuar në revistën shkencore “Lancet”, ku thuhet se edhe përdorimi i paktë i kripës, më pak se 3 gramë në ditë, i bën keq shëndetit, pasi shton rrezikun për t’u prekur nga goditjet në zemër. Konsumi ideal i kripës është 4-5 gramë, ose thënë ndryshe sa dy lugë çaji.

Sipas autorit të studimit, Andrew Mente i McMaster University në Canada, ky zbulim u bë tek ata persona që vuajnë nga tensioni i lartë, ku kjo kategori duhet ta limitojë përdorimin, por jo të tjerët. Shkencëtarët kanadezë ballafaquan rrezikun e goditjeve në zemër tek personat që konsumojnë sasi të ndryshme kripe, pas analizave të urinës.

U zbulua se ata persona që konsumonin 4-5 gramë kripë në ditë, kishin më pak rrezikshmëri për të pësuar goditje në zemër dhe infarkt. Gjithashtu u konstatua se dëmet janë të mëdha për ata që konsumojnë më pak se tre gramë në ditë si dhe për ata që konsumojnë mbi 7 gramë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.