Dëme nga vërshimet nëpër komuna, 22 ura dëmtohen vetëm në dy qytete (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dëme nga vërshimet nëpër komuna, 22 ura dëmtohen vetëm në dy qytete (VIDEO)

NULL NULL
nga Kiks Kosova 24.01.2023 22:59

Mbi 10 milion euro është dëmi që kanë shkaktuar të reshurat atmosferike në komunën e Skenderaj.

Mbeturinat përgjatë shtratit të lumit, drunjët, batanije e tepihat janë vëtëm disa nga dëmet që kanë shkaktuar vershimet.

E enjta e datës 19 janar ishte edhe dita kur komuna e Skenderaj e shpalli gjëndjën emergjente sipasojë e daljës së lumenjve nga shtrati.

Jeton Rushiti zyrtarë për media nga komuna e Skenderajt tregon vlerën e dëmeve që ka shkaktuar vershimet.

Tutje Jetoni thekson se komuna ka dalë me 10 njësi  për të verifikuar situatën në terren dhe se familjet që kanë qenë në zonat ma kritke janë evaku dhe janë sistemur tek të afërmit e tyre.

Ai thotë se komuna ka hapur një fond emergjent për vershimet.

Jetoni tregon se në skenderaj janë 11 ura në gjendje të pakalushme dhe se kanë kerkuar ndihme edhe nga Ministria e Mbrojtjes.

Në situatë të njejtë pothuajse  është edhe komuna e Mitrovicës, nga shtrati kishin dalë lumi Lushta, Ibër dhe Sitnica  duke përfshirë pothuajse gjithë territorin dhe duke shkaktuar dëme.

Tutje Tahiri thote se komuna është mobilizuar menjherë me operatorët ekonomik të kontraktuar dhe se në ndihmë ju kishin ardhur edhe kompani të tjera së bashku me qytetarë.

Ai thotë se komuna do ta bëjë vlersimin e dëmve dhe do të ju vjenë në ndihmë qytetareve të Mitrovicës dhe shpreson që të ju vjenë në ndihmë edhe qeveria.

Zëdhënësi i komunës së Drenasit Bekim Dobra përmes një pergjigje për KIKS-in ka thënë se pasi ta bëjnë vlersimin do të dalin me një gjendje reale.

Ai tutje theksoi se komuna nuk ka planifikuar buxhet por në bazë të rregullorës niveli qendrorë do të duhej të i mbështet me fonde emergjente.

 

 

.