Demantojnë fejesën NULL NULL 26.05.2015 21:15 26.05.2015 21:15 Nicky Minaj dhe Meek Mill nuk janë fejuar. Gjatë një interviste për Fader Magazine, Meek Mill ka pranuar se është ne lidhje me reperen e famshme Nicky Minaj, por kjo është e tëra dhe nuk është e vertëtë se janë të fejuar, ashtu siç ishte raportuar ditë më parë. “Lidhja jonë është e vërtetë, por nuk është ende koha të bëjmë plane për martesë, pasi jemi ende duke u njohur dhe duke mësuar gjëra për njëri tjetrin”, ka thënë Mill. Ai deklaroi se madje edhe gjyshja e tij besoi në këto thashetheme, pasi siç thotë ai: “Ajo beson në çdo gjë që shfaqet në televizion”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.