Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Demaku: Nuk mund të bëhen ndryshime të mëdha në Panairin e Librit

NULL NULL
13.06.2016 21:39

Shkrimtari Daut Demaku është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës.

Demaku ka folur lidhur me Panairin e Librit në Prishtinë ku ka thënë se ky panair ka dhënë shumë arsye që të cilësohet më i mirë se panairet e viteve të kaluara.

Ai ka thënë se megjithatë mundësitë dhe kushtet për realizimin e këtij panairi mund të ishin më të mira.

“Në këto rrethana, ambienti i ngushtë nuk ofron mundësi për organizimin të debateve me qetësi”.

Demaku është shprehur se nëse në të ardhmen  ka interesim nga shteti, mund të ketë prezantim dhe panair me risi ose më ndryshe se ky i fundit.

“Nuk premtoj dhe nuk parashoh mundësi që të bëhen ndryshime të mëdha ndërsa detyrë e jona ka qenë që prezantimet e librave të jenë sa më korrekte”.

“Këtë ngjarje kulturore nuk parashoh mundësi që të avansohemi sepse nëse kemi interesim të shtetit, ne duhet ta ndërkombëtarizojmë prezantimin e librit dhe të kemi pjesëmarrës të huaj”.

lajme të ngjashme