Dellova me supergol barazon rezultatin ndaj Armenisë NULL NULL 06.06.2025 19:26 06.06.2025 19:26 Kosova e ka barazuar rezultatin ndaj Armenisë në miqësoren e cila po zhvillohet në “Fadil Vokrri”. Ishte Lumbardh Dellova ai i cili nga më shumë se 30 metra realizoi supergol për ta vënë baraspeshën në fushë, njofton Klankosova.tv. Armenët kaluan në epërsi në minutën e tetë të takimit, pas autogolit të Shaipit.