Deliu-Kodra: Sot vazhdon “karateja” për zgjedhje të presidentit NULL NULL 28.04.2026 08:13 28.04.2026 08:13 Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka deklaruar se sot do të vazhdojë “karateja” për zgjedhje të presidentit. Përmes një postimi në Facebook, deputetja akuzoi VV-në se fillimisht e godet rendin kushtetues, duke shtuar se pastaj pyesin a ishte e ligjshme, transmeton Klankosova.tv. “Prej orës 10:00 vazhdon “karateja” për zgjedhje të presidentit. Fillimisht e godasin rendin kushtetues, pastaj pyesin a ishte e ligjshme?!”, ka shkruar ajo. Kujtojmë se mbrëmë gjatë seancës së jashtëzakonshme për çështjen e presidentit u zbulua një fotografi. Një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka dërguar mesazh me mbishkrimin “po e zgjedhim sot karate”, shihet në fotografi.