Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deliu-Kodra: Jo serioziteti i VV-së, pengesa më e madhe për ngërçin në Kuvend

NULL NULL
05.07.2025 22:20
Blerta Deliu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se po ta merrte me seriozitet Lëvizja Vetëvendosje daljen nga situata e tanishme në të cilën është Kuvendi i Kosovës, kjo do dëshmohej me vepra dhe jo me fjalë.

Në një postim në Facebook, Deliu-Kodra ka pohuar se mos serioziteti i VV-së u pa edhe me pjesëmarrjen e paktë të deputetëve që patën në seancën e 42-të të Kuvendit të Kosovës.

“Nëse partia më e madhe në Kuvend do ta merrte me të vërtetë seriozisht zgjedhjen e kryetarit dhe daljen nga ngërçi politik, sot do ta dëshmonte me veprime, jo me fjalë. Por prania e mbi dhjetë deputetëve më pak në sallë tregon të kundërtën. 39 vota pro, dëshmojnë mungesë organizimi, mungesë vullneti dhe sidomos mungesë përgjegjësie”.

“Nuk mund të kërkosh fajtorë tek të tjerët kur nuk arrin as të mobilizosh radhët e tua. Pengesa më e madhe për funksionalizimin e Kuvendit është mungesa e seriozitetit nga ata që pretendojnë të udhëheqin”, u shpreh Deliu-Kodra. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.