Delegohet gjyqtari i derbit të Italisë, takimi ku pritet debutimi i Edon Zhegrovës NULL NULL 10.09.2025 15:31 10.09.2025 15:31 Andrea Colombo, do të jetë gjyqtari i ndeshjes Juventus-Inter, që do të luhet të shtunën më 13 shtator, në orën 18:00, e vlefshme për javën e tretë të Serie A, që zhvillohet pas pak ditësh. Ndeshja kryesore e javës do të jetë ajo mes Juventusit të Igor Tudor dhe Interit të Cristian Chivu. Gjyqtari nga Como sezonin e kaluar ka gjykuar tashmë disa sfida të mëdha: Milan-Napoli, Napoli-Lazio, Atalanta-Napoli, Napoli-Fiorentina, Bologna-Lazio, Roma-Juventus dhe Bologna-Inter. Kjo ndeshje përben interes të veçantë në Kosovë pasi mund të jetë ndeshja e parë e yllit Edon Zhegrova, pas transferimit te “Zonja e Vjetër” nga Lille për 15 milionë euro. Gjasat e Zhegrovës të jetë startues apo të vijë në fushë nga stoli janë rritur ndjeshëm pas lëndimit të Francisco Conceiçao me kombëtaren portugeze. Juventus-Inter të shtunën nga ora 18:00 transmetohet në kanalin Sport 1 të Art Motion.