Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Delegacioni i Emirateve Arabe shpërndanë 100 dhurata për fëmijët që marrin shërbime në klinikën e pediatrisë

NULL NULL
04.03.2024 17:27
Delegacioni i lartë i Fondacionit “Sheikh Zayed”, i Emirateve të Bashkuara Arabe, viziton Klinikën Pedriatike

Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, u vizitua sot nga delegacioni i lartë i Fondacionit “Sheikh Zayed”, i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas ShSKUK-së, gjatë vizitës, nga ky delegacion u shpërndanë dhurata për 100 fëmijë që marrin shërbime nga Klinika e Pediatrisë, njofton Klankosova.tv.

Ndërkaq në takim u diskutua për projektet të reja, si dhe për ndihmën që mund t’i ofroj shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, klinikës.

“Një delegacion i lartë nga Fondacioni “Sheikh Zayed” i Emirateve të Bashkuara Arabe, vizituan Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Delegacioni u prit nga zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të QKUK, Osman Hajdari, drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, dr. Violeta Uka, si dhe nga stafi e kësaj klinike. Gjatë vizitës përfaqësuesit e këtij fondacioni shpërndanë dhurata (veshmbathje), për 100 fëmijë që marrin shërbime shëndetësore në Klinikën e Pediatrisë.  Në takim të pranishmit diskutuan për projektet të reja, si dhe për ndihmën që mund t’i ofroj shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, për institucionin tone”, njofton ShSKUK-ja.

“Zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të QKUK-së, Osman Hajdari, falënderoi të pranishmit për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që i është bërë për rastet e shtrira në klinikën e Pediatrisë, si dhe gatishmërinë për të ndihmuar edhe me tutje në infrastrukturë dhe nevoja tjera, sipas kërkesës së Klinikës së Pediatrisë”, thuhet më tutje në njoftim.

 

lajme të ngjashme