Del Toro: Nuk do ta lejoj kurrë ribërjen e Pan’s Labyrinth NULL NULL 17.10.2022 17:59 17.10.2022 17:59 Regjisori Guillermo del Toro ka thënë që nuk do të lejojë kurrë që filmi i tij, Pan’s Labyrinth” të ribëhet. Ai i ka bërë këto komente në një kohë kur janë shpeshtuar së tepërmi ribërjet e filmave të mëparshëm. “Puna është që, ju duhet t’i lini ato gjëra. Unë e k krijova të parin Pacific Rim, për shembull, por nuk jam në pronësi të franshizës. E njëjta është me Hellboy; ajo qe krijuar nga Mike Mignola. E adaptova dy herë, por është foshnja e itj. Andaj, nuk varet prej nesh.” ka thënë Del Toro. “Oh, nëse dikush tenton ta ribëjë Pan’s Labyrinth, nuk mundet. Nuk do ta lejoj këtë. Por në fund, jam shumë mirënjohës për filmat që i kam bërë.”