Del edhe një vullnetar për portën e Barcelonës, ish-gardiani i Realit NULL NULL 24.09.2024 10:22 24.09.2024 10:22 Foto: Matthew Ashton - AMA/Getty Images Barcelona po kalon në formë të mrekullueshme në fillim të sezonit por njashtu po përballet me një valë lëndimesh. Goditja më e madhe është lëndimi i portierit Marc Ander ter Stegen në fundjavë për të cilin duket se ka përfunduar stinori. Pasi ish-portieri i Katalunasve, Claudio Bravo, u shpreh i gatshëm të dalë nga pensionimi për të luajtur për ta, tash ka dalë edhe një opsion. Keylor Navas, ish numri një në portën e rivalit të përbetuar të Barcelonës, Real Madrid, është pa klub që kur i skadoi kontrata me Paris Saint-Germainin në qershor. Edhe ai duket se është i gatshëm ta zë vendin e gjermanit, dhe gjatë këtyre muajve ka stërvitur i vetëm në vendlindjen e tij, Kosta Rikë.